Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Asnjë duel mes tyre, Kroaci - Shqipëri “kokë më kokë” për 3 pikët

Shkruar nga NEWSPORT
Asnjë duel mes tyre, Kroaci - Shqipëri “kokë më
Kroaci - Shqiperi

Shqipëria ka hedhur prapa krahëve humbjen me Italinë dhe tashmë i gjithë fokusi është kthyer te ndeshja e dytë në Euro 2024. Kroacia është kundërshtari i radhës i kuqezinjve, sfidë kjo që do të luhet ditën e mërkurë në orën 15:00.

Ekipet do të përplasin “brirët” për herë të parë mes tyre në histori, teksa në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg do të luftohet “kokë më kokë” për pikët e para në grup. Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet që kanë humbur ndeshjet e para mes tyre, ku kuqezinjtë u mposhtën nga Italia 2-1 dhe kroatët u mposhtën nga Spanja 3-0.

Sfida mes Shqipërisë dhe Kroacisë është si “jetë a vdekje” për ekipet, pasi një fitore do t’i afronte shumë me raundin e dytë, ndërsa skuadra që humbet sfidën praktikisht ka “larë” duart me Euro 2024.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga