Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Armando Broja nuk është Messi”, Altin Rraklli bëhet “mburojë” për 24-vjeçarin: Tifozët e mbingarkojnë

Shkruar nga NEWSPORT
“Armando Broja nuk është Messi”, Altin Rraklli bëhet
 

Ish-sulmuesi i Shqipërisë Altin Rraklli nuk i ka shpëtuar “prizmit” të diskutimit në lidhje me formën e dobtë nga sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja. Rraklli i ka kërkuar qetësi dhe durim tifozëve, ndërsa e ka bërë të qartë se sulmuesi i Burnley nuk është Messi që mund të bëjë gjithçka i vetëm:

“Në fakt ata që nuk kanë luajtur kurrë futboll nuk e kuptojnë. E mbaj mend 2 ndeshjet me Hungarinë që bëri që na dha fitoren. Dhe presim nga Armando Broja pas që pas problemeve me lëndimet, pa harruar klubet ku ka luajtur e nuk ka qenë stabil, pra dua të them se ai do kohën e nevojshme të rikthehet.

Armando është i mërzitur me veten e vetë. Mos të harrojmë në ndeshjen kundër Andorrës, atë e dublonin 3 kundërshtarë. Duhet të kesh aftësinë e Messit për të dribluar 3 rivalë në 3 metra katrore. Sulmuesi në fjalë është futbollisti me që karakterizohet nga shpejtësia dhe forca fizike.

Ai do hapësirat e veta të fushës që të depërtojë në zonën kundërshtare. Tifozët e mbingarkojnë. Në fakt, duhet lënë i qetë nga të gjithë. Do e kapi veten, ama duhet kohë. Kur të fitojë rol të rëndësishëm dhe minuta te klubi, do shpërthejë edhe te Kombëtarja".             

Poll

Lexo gjithashtu