
Klevis Dalipi
Ish-trajneri i Partizanit Klevis Dalipi i ftuar në emisionin “Studio Sport”, Vizion Plus, ka folur për lojtarët që pritet të bëjnë diferencën ndaj Serbisë:
“Pavarësisht momentit të vështirë te Burnley, Armando Broja mbetet një lojtar i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Po ashtu edhe Abër Hoxha.
Këta dy janë shumë të rëndësishëm, shto Myrto Uzunin, ndonëse jo aq kreativ sa dy të parët, por ka shpejtësinë. Vlerësojë Asanin, por nuk e ka dominancën ndaj mbrojtësit të krahut. Broja dhe Hoxha na nevojiten shumë kur kundërshtari mbyllet dhe ne vetëm pasojmë dhe jemi të pa befasishëm”.
Poll