Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ankesa e Serbisë dhe Maqedonisë për Dakun, UEFA merr vendimin

Shkruar nga NEWSPORT
Ankesa e Serbisë dhe Maqedonisë për Dakun, UEFA merr vendimin
Mirlind Daku

UEFA ka hapur një hetim për ndeshjen Kroaci – Shqipëri, të luajtur në Hamburg. Në qendër të hetimit është dhe futbollisti i Kombëtares shqiptare Mirlind Daku, për thirrjet me megafon pas ndeshjes.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ishin ankuar për Dakun. Kështu organizata më e rëndësishme e futbollit europian është detyruar të nisë hetimin. Kujtojmë se ndeshja përfundoi 2 me 2.

Njoftimi i UEFA-s:

“Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores disiplinore të UEFA-s, një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s është caktuar sot për të kryer një hetim në lidhje me sjelljen e mundshme raciste dhe/ose diskriminuese nga mbështetësit që dyshohet se kanë ndodhur në kuadër të Kampionatit Europian 2024 në ndeshjen e fazës së grupeve ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Kroate të Futbollit (HNS) dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), e luajtur më 19 qershor 2024 në Hamburg të Gjermanisë.

Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.

Në lidhje me ndeshjen e fazës së grupeve të Kampionatit Europian 2024 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Kroate të Futbollit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit të luajtur më 19 qershor 2024 në Hamburg të Gjermanisë, është hapur një hetim në lidhje me sjelljen e supozuar të papërshtatshme të lojtarit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), z. Mirlind Daku".

 

Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga