Trajneri i Shqipërisë Sylvinho ka reaguar për mediat para duelit me Anglinë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”. Sigurimi i fazës “play-off” nga Kombëtarja bën që ky duel të mos ketë tension apo rrezik për objektivat.
“Djem, ju lutem mos bëni konfuzion, kur flitet për Anglinë, ata janë në Botëror, janë ndër favoritët. Spanja, Brazili, Argjentina, Gjermania, Franca, janë nivel komplet tjetër, mos bëni konfuzion me ne.
Ne jemi të lumtur që do të luajmë për herë të parë play-off në mars, por është krejtësisht ndryshe, nesër do të jetë e ndryshme.
Kanë një trajner që luan mirë, ka 25-26, por edh 40 lojtarë që luajnë në Premier Ligë dhe në disa nga vende të tjera. Ata kanë luajtur 7 ndeshje, kanë 21 pikë, nuk kanë pësuar asnjë gol, pra flasim për një nga favoritët për Kupën e Botës.
Ishte një ndeshje vështirë me Andorrën, është shumë e vështirë kur luajnë në fushën e tyre. Edhe Anglia i mundi vetëm 1-0. Është shumë e vështirë, mbrohen mirë. E pritnim të luhej një ndeshje e tillë, ishte një rezultat e objektiv i madh. Nëse më pyet për Armandon, fola me të.
Vetëm dhe padyshim me grupin gjithashtu. Momenti është zgjidhur, nuk ka problem, por kam folur me të dhe ekipi, është i zhgënjyer. Ne do të luajmë në play-off, fitojmë 5 ndeshje, po përjetojmë një formë të jashtëzakonshme, jo vetëm për vendin, për të gjithë.
Duhet t’i gëzohemi këtij momenti, po bëjmë shumë mirë, është momenti të jemi të lumtur dhe të shijojmë ndeshjen nesër. Të mundohemi ta shijojmë edhe pse është e vështirë.
Që nga fillimi kam thënë që jam shumë krenar që jam trajneri i Shqipërisë, është një periudhë e jashtëzakonshme, po shijoj çdo ditë. Është shumë e vështirë kur je trajner që sapo ke ardhur, nuk flet gjuhën, nuk kupton gjërat, por çdo gjë po shkon shumë mirë.
Ndjehem në shtëpi, ndaj jam i kompletuar, është shumë mirë, kemi bindur lojtarët të vrapojnë. Kur nuk pëson shumë, nuk është se kemi mbrojtësit më të mirë, por për organizimin e ekipit, të gjithë bëjnë shumë sakrifica në fushë. Ndaj jam shumë krenar i këtij ekipi dhe lojtarëve. Gjithashtu, pres një ndeshje të madhe nesër. Po, jam shumë i lumtur.
Pozicioni i Brojës? Nuk di nëse është një numër 9 apo jo, ai ka bërë disa ndeshje të mëdha me ne, mendoj se kur luajti kundër Serbisë, bëri ndeshje të mirë. Në disa raste, disa lojtarë nuk kanë paraqitje të mirë, por kompensojnë balancën në ekip. Kur flet për ekipin, duhet të flasësh për ekuilibër.
Ti mendon për të gjithë ekipin, balancimin në fazën ofensive dhe mbrojtëse, ai është një nga lojtarët që kemi, sot kemi 25. Nëse shoh një si Uzuni, që mund të luajë të dy krahët. Edhe Broja nëse mund ta bëjë, e bëjmë. Nuk jemi të çmendur, nuk do ta luaj qendërmbrojtës. Por për mua nuk është problem.
Ka raste kur nuk ke një ditë të mirë, paraqitje të madhe, mund të hyjë një tjetër e ndërron ndeshja. Nuk kam shumë për të thënë për këtë temë. Kur flet për Anglinë, nuk pësojnë gola, sepse janë shumë të fortë dhe kanë një trajner të madh. Kur i sheh ndeshjet, mënyra se si lojtarët kthehen dhe mundohen të sulmojnë topin, është e pabesueshme, shumë të organizuar.
U thosha lojtarëve që duhej të shihja disa herë ndeshjen dhe duhej ti bësh pyetje vetes pse pëson dhe pse nuk pëson gol, ata nuk i japin mundësi kundërshtarëve. Jo sepse qëndrojnë mbrapa, por sepse janë të zgjuar, ekip i madh, i organizuar. Janë të pabesueshëm, kam parë 3-4 ndeshje dhe janë vetëm gjëra të vogla që lejojnë për kundërshtarët.
E përsëris, marr përsipër rrezikun, por besoj se do të jenë si një nga favoritët në Kupën e Botës për ta fituar, si Argjentina, Brazili, Franca, Spanja, Gjermania. Por kam luajtur kundër tyre, kam parë shumë ndeshje, skuadër e madhe, shumë e vështirë. Do ndeshemi nesër, do të bëjmë më të mirën, nëse e ndajmë barazim. (qesh) Po tallem!
Sa për Brojën ishte i mërzitur që doli nga fusha pas 12 minutave në pjesën e dytë. Ne po luajmë shumë, po mundohemi të fitojmë ndeshjen, për të gjithë ishte ndeshja më e rëndësishme në atë moment. Por nuk e di pse u mërzit. Nuk është asnjë problem, fola me të, me skuadrën. Çdo gjë është zgjidhur.
A janë më të mirë se në ndeshjen e parë? Për fat të keq po. Ishte ndeshja e parë e Tuchel. Shpresoj që të mos flas me të nesër (qesh). Padyshim do i flas, e ndjek prej kohësh. Po, për fat të keq se ishte ndeshja e parë, ndaj tani po punon. Kur ndonjë trajner thotë më duhet kohë, është e vërtetë.
Sepse në punën normale të duhet kohë që të bësh gjërat si do. Ndaj për fat të keq janë më të fortë se 6 muaj më parë, shifrat janë të pabesueshme, të shpifura! Çfarë të them. Por jemi të lumtur se do të ndeshemi me një nga më të mirët, do të mundohemi të bëjmë punën tonë, Lojtarët kanë besim, do të përgatitim diçka, të mundohemi të shënojmë, bëjmë një ndeshje të mirë.
Nuk ia ke kurrë idenë çfarë mund të ndodhë, në 90 minuta në futboll mund të ndodhë gjithçka. Nuk kam menduar kurrë që do bëhesha trajner. Gjithashtu si fillim ishe e mrekullueshme, në 2009 te Manchester City, Mancini më tha “Silvio, eja këtu, a do të bëhesh pjesëtar i stafit vitin tjetër?”.
Ndoshta pa diçka te unë. Një vit më vonë nisa të punoja në stafin e Brazilit. E pëlqej, është pasion, por duhet të jem i sinqertë, një nga punët më të vështira në botë. Mundohesh të bësh diçka mirë, nëse fiton është mirë, nëse jo, nuk je një trajner i mirë, ndaj është shumë e vështirë.
Ka shumë trysni, por e dua, më pëlqen, po e shijoj. Të jem i sinqertë, të luash futboll është e pabesueshme, por po mendon vetëm për veten. Tani duhet të mendoj për 11 apo 25 lojtarë, ndaj është shumë e vështirë të lidh të gjithë. E dashuroj, është pasion, është pjesë e jetës, por mendoj se do ta bëj edhe për 10 vite.
Pesë me kartonë? Ne kemi një stërvitje dhe nesër do të marrim disa vendime për formacionin dhe të mendojmë shumë. Është hera e parë në jetë që kam një ndeshje të vështirë nesër por duhet të mendojmë për marsin, është shumë e vështirë.
Është një rrezik, edhe rregulli nuk është i mirë, por duhet të mendoj. Është e vështirë dhe duhet ta mendoj, kam folur me stafin, nesër do të marrin vendime. Është e vështirë se do të përballemi me Anglinë, një nga më të mirët në botë. Por nesër do të marrim vendimet, shumë e vështirë”.
