Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Adrian Bajrami? Fola me të në telefon për 30 minuta”, Sylvinho para takimit: Jemi mësuar me presion, Broja është në gjendje optimale

Shkruar nga NEWSPORT
“Adrian Bajrami? Fola me të në telefon për 30
Sylvinho

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë ditën e nesërme për t’u përballur me Gjibraltarin në miqësore. Në prag të kësaj përballjeje përgatitore, trajneri i kuqezinjve Sylvinho dolë në konferencë për shtyp për mediat.

Si është gjendja e skuadrës me problematikat e ditëve të fundit, si ndiheni ju personalisht përpara ndeshjes delikate ndaj Letonisë?

“Përsa i përket ndeshjes, është e rëndësishme pasi luajmë me Letoninë. Është një skuadër shumë e mirë dhe fizike e përgatitur shumë mirë. Kemi vuajtur në aspektin e fazës difensive në ndeshjen ndaj Letonisë. Jemi duke u përgatitur për këtë ndeshje të rëndësishme. Jemi shumë të lumtur me lojtarët që kemi dhe do të bëjmë më të mirën”

Për vendimin e Adrian Bajramit?

“Ne kemi plotësuar listën e pritjes që në datën 17 gusht, nuk kemi pasur ndonjë feedback nga klubet e lojtarëve. Kur kemi nxjerrë listën zyrtare nuk kishin ndonjë problem, por një ditë më pas dikush nga Federata më telefonoi dhe më tha që Bajrami ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën. Kam folur me të për 30 minuta në telefon, por nuk kemi çfarë të themi sepse është një situatë që ndodh me shumë lojtarë nëpër botë”

Keni thënë që do t’i besoni lojtarëve që keni grumbulluar gjatë gjithë kësaj kohe, me Gjibraltarin kë formacion do të shohim?

“Kur punon në një ekip kombëtar, përgatit listën me shumë prej tyre. Jam shumë i lumtur me Çokaj, Shpendi dhe Kaçurri. I shikoj që në momentin që kanë ardhur, duan ta shijojnë dhe shikojnë një mundësi për të luajtur me kombëtaren. Janë dy ndeshje të ndryshme, një jo e rëndësishme tjetra e rëndësishme. Duhet të bëjmë më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv. Pas ndeshjes së nesërme, duhet të mendoj për 11-shen e Letonisë.

Kemi edhe Simon Simonin që zëvendëson Kastratin i cili kishte një problematikë. Me këtë rast ftuam Simon Simonin të cilit i besoj shumë”

Na duhet një fitore, a ka presion edhe për ju? Si është gjendja e Brojës?

Ai është okej nuk ka asnjë problem dhe është në gjendje optimale, Broja e di që është lojtar i ri dhe duhet të luajë. Ai tashmë ka shkuar në një klub të mirë, Broja vazhdon të përmirësohet vazhdimisht, është në gjendjen optimale. Përsa i përket ndeshjes me Letoninë, nuk jemi në presion pasi shpesh herë kemi qenë në pozita të tilla. Jemi mësuar me një lloj presioni, duhet ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme”

A ndihesh fajtor që nuk e aktivizove Bajramin në një ndeshje zyrtare?

Nuk ndihem në faj, gjithmonë mundohem të bëj më të mirën për grupin dhe ekipin. Kam një staf të mirë që kujdesen për ekipin dhe lojtarët. Bajrami para dy vitesh nuk luante shumë as te Benfica dhe u munduam ta suportojmë. E kemi grumbulluar dhe kemi folur, diskutuam specifikisht. Pas vendimit të tij kam folur për 30 minuta në telefon, por përsëri është një bisedë private që mbetet mes nesh. Është diçka që e kam përjetuar edhe në kombëtaren e Brazilit edhe pa qënë trajner kryesor. E njoh si histori dhe nuk kam çfarë të them më tepër. I uroj suksese lojtarit dhe nuk ndihem në faj.

Gjibraltarin e zgjodhët vetë, nuk kishit në mendje ndonjë kombëtare tjetër për miqësore?

“Ne punojmë të gjithë bashkë në federatë, kemi 3-4 muaj që kemi diskutuar për këtë ndeshje miqësore. Fjala e fundit i takon presidentit i cili na ka ndihmuar shumë. Kemi dy ditë për të rikuperuar përpara ndeshjes me Letoninë. Nuk besoj në ndeshjen miqësore”

(Pyetje e gazetarit nga Gjibraltari) Nëse rezultati me ne nuk është ai që duhet, a ndikon në ndeshjen me Letoninë?

Siç e thashë, nuk besoj në një ndeshje miqësore. Nuk besoj që një problematikë nuk shkon në një ndeshje, do të shkojë keq në ndeshje tjetër. Dua të shoh lojtarë të rinj sesi ata perforomojnë në aspektin individual dhe pjesë e skuadrës. Unë dua që ata ta shijojnë, në bazë të performancës ata mund të përfitojnë edhe në ndeshjen me Letoninë, do të doja që lojtarët ta shijonin ndeshjen e nesërme”, u shpreh trajneri i Kombëtares.

Poll

Lexo gjithashtu