Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

50 ditë nga ndeshja me Italinë në Europian, FSHF ‘kërcënon’ fqinjët: Shihemi së shpejti!

Shkruar nga NEWSPORT
50 ditë nga ndeshja me Italinë në Europian, FSHF
Itali - Shqipëri ©Credits FSHF

Edhe 50 ditë na ndajnë nga ndeshja e parë e Kombëtares shqiptare në Euro 2024. Shqipëria do të përballet me Italinë më 15 qershor, në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmund, duke nisur nga ora 21:00.

Është vetë Federata Shqiptare e Futbollit që rikujton shqiptarët për këtë sfidë hapëse të kuqezinjve.

“Edhe 50 ditë, Azurri, shihemi së shpejti në Euro 2024!”, shkruan FSHF në faqen zyrtare.

Kujtojmë që Kombëtarja jonë është për herë të dytë në histori pjesë e një Europiani. Në Euro 2024, Shqipëria është shortuar në grupin e ‘ferrit’, ku përveç se me Italinë, do të përballet me Spanjën edhe Kroacinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga