Rey Manaj
Shqipëria e ka mbyllur me avantazhin 0 – 1 ndaj Serbisë në Leskovc, teksa vendos goli i Rey Manaj në minutën e 45+1’. Kjo është ndeshja e 4 mes këtyre dy kombëtareve.
Fakti interesant është se finalizimi i Manaj është i pari kundër Serbisë në të gjithë historinë, pa përfshirë përballjet mes kuqeiznjëve dhe Ish-Jugosllavisë.
Ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve përkon me vitin 2014, e cila zgjati vetëm 41 minuta, pas sherrit dhe dhunës në fushë.
Takimi i dytë vjen me tetorin e 2015 në “Elbasan Arena”, humbja 0 – 2. Në qershor të këtij viti u mbyll pa gola në Tiranë. Ndërsa sonte Manaj e ka kthyer këtë “mallkim” të Shqipërisë ndaj serbëve pas 267 minutash.
Poll