
Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë nxjerrë shumë talente të reja. Shumë sportistë të rinj kanë spikatur në disiplina të ndryshme, duke krijuar përshtypjen se premtojnë shumë për të ardhmen.
Por vëmendjen kryesore deri më tani në Olimpiadë e ka marrë një 51 vjeçar turk. Yusuf Dikeç, qitësi që përfaqëson Turqinë në Lojërat Olimpike i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e tij të fundit.
Teksa të gjithë vendosën pajisjet për të shënjestruar më mirë me armë, Dikeç kishte të vëna vetëm syzet e tij. Por kjo nuk e ndaloi që ai të qëllonte në mënyrë perfekte, për të marrë pikët maksimale dhe “korrur” medaljen e argjendtë.
The iconic shooter with one hand in his pocket.
— Massimo (@Rainmaker1973) August 1, 2024
51-year-old Turkish shooter Yusuf Dikec's who won an Olympic silver medal with no specialized lenses, ear protection or any other equipment.pic.twitter.com/fueMcKaMGH