Cherman Valiev dhe Islam Dudaev shkruajtën historinë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Dy mundësit që përfaqësuan ngjyrat kuqezi në këtë Olimpiadë, ia dolën që të fitonin medalje bronzi, të parat në historinë e vendit tonë.
Në lidhje me këtë arritje historike të Shqipërisë, ka reaguar edhe trajneri i xhudos së Kosovës, Driton Kuka. Ky i fundit uron dy medaljet e fituara nga Shqipëria dhe dy të tjerat nga Kosova, duke theksuar se ky është “Shekulli i Popullit Shqiptar”.
“Shqipëria dy medalje Olimpike! Shteti ynë armë fitoi medalje Olimpike dy të brzonta! Gëzuar e urime... Kosova me dy medaljet e Parisit tashmë plot 5 copa. Shekulli i Popullit Shqiptar”, shkruan Kuka në Facebook.
Poll