Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Sali Berisha del bllof me Lojërat Olimpike, ngatërron rekordin olimpik të vitit 1972: Ky është Rama gënjeshtari

Shkruar nga NEWSPORT
Sali Berisha del bllof me Lojërat Olimpike, ngatërron rekordin olimpik
Edi Rama dhe Sali Berisha

Mundësi Chermen Valiev ia doli të fitonte përballë Viktor Rassadin nga Taxhikistani dhe siguroi kështu medaljen e bronztë në peshën 74kg. Kjo ishte dhe medalja e parë historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike.

Kryeministri Edi Rama nuk humbi kohë për të falenderuar Valiev, ndërsa vuri në pah se është medalja e parë në histori. Rama përmendi Komitetin Olimpik, që po punon gjatë qeverisjes së tij.

Sali Berisha nuk e priti mirë postimin e kundërshtarit politik. Berisha e konsideroi të rremë faktin që Valiev mban medaljen e parë Olimpike në emër të Shqipërisë.

“Për gënjeshtarin në krye të Piramidës së Mashtrimit.  Miq, sot kreu i piramdës së mashtrimit Edi Rama paraqiti medaljen olimpike të Valiev si medaljen e parë në historinë e vendit. Këtij njeriu që shet injorancë, neveri dhe gënjeshtra nga mëngjesi në darkë dikush duhet t’i kujtojë se mundësi legjendë, Ymer Pampuri u kthye nga Olimpiada e Mynihut 1972 me medalje të artë!”, shkruan Berisha.

Këtu ka gabuar, pasi përmendi Ymer Pampurin. Faktikisht ky i fundit u shpall kampion në kampionatin Botëror të Mynih 1972. Madje asokohe theu rekordin Olimpik, por asgjë nuk lidhej me Lojërat Olimpike.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga