
Mundësi Chermen Valiev ia doli të fitonte përballë Viktor Rassadin nga Taxhikistani dhe siguroi kështu medaljen e bronztë në peshën 74kg. Kjo ishte dhe medalja e parë historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike.
Për këtë ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Kreu i shtetit shqiptar i dha merita Komitetit Olimpik me në krye Fidel Yllin, ndërsa nënvizoi talentet që lindin jashtë Shqipërisë dhe zgjedhin vendin tonë për t'u zhvilluar.
“Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit; për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës me flamurin kuqezi; si edhe për fillimin e një historie të re, që në vite do të sjellë fryte të tjera të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive që do të vazhdojnë. FALEMINDERIT KAMPION”, shkruan kryeministri Rama.