Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Lanë “gojë hapur” jurinë dhe mbajnë rekordin “Guiness” , dy vëllezërit shqiptarë rrëfejnë çelësin e suksesit

Shkruar nga NEWSPORT
Lanë “gojë hapur” jurinë dhe mbajnë rekordin
Artan dhe Arnold Balla

Artan dhe Arnold Balla janë dy vëllezërit shqiptarë  të cilët arritën që të certefikohen nga “Guiness World Records”.

Dy vëllezërisht shqiptarë, shënuan histori duek vendosur një rekord të ri botëror për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilivër me sy të mbyllur.

Ata morën pjesë në talent show-n e njohur “America’s Got Talent” dhe falë një performance të jashtëzakonshme arritën që të marrin “dritën jeshile”  nga juria.

Por, a ka qenë i lehtë rrugëtimi i dy vëllezërve shqiparë? Sigurisht që jo. E këtë e kanë treguar vetë ata në një intervistë të dhënë së fundmi për “ Vizion Plus”.

Arnoldi: Akoma jemi të emocionuar.

Artani: Kjo nisi pas “America’s Got Talent”. Patëm një ftesë për ta futur në librin e rekordeve Guinness. Ne jemi shumë kërkues dhe menduam që ta sillnim me sy mbyllur. Kur ia prezantum këtë personave që na propozuan ta fusnin në Guinness ata e quajtën ide të çmendur. Na u deshën dy vite për tu ambientuar dhe rezultatin final e patë.

Arnoldi: Ne u përgatitëm shumë, sepse ishte ideja në cilin vend do të tentojmë për rekord Guinness. Është shumë ndryshe nga palestra ku ti stërvitesh dhe shumë ndryshe kur del në ambient të hapur. Ia vlejti gjithë ajo punë dhe sakrificë sepse tani është në librin Guinness dhe na bën shumë të lumtur kjo pjesë. Kur ti je mbajtës i një rekordi të tillë je në majat profesionale. Çdo artist kërkon majat, por ti arrin një rekord të tillë thua “çfarë do të bëj tjetër.” Por kemi shumë projekte të cilat do të dalin pas rekordit Guinnes, por janë surprizë.

Artani: Unë jam vetëm 22 vjeç dhe më ka dhënë një shtysë të madhe. Më kanë ardhur dhe disa ide të tjera pas kësaj të cilat do t’i prezantojmë së shpejti.

Arnold: Me njëri-tjetrin merremi vesh shumë mirë. Ky ka qenë edhe çelësi i suksesit tonë.

Cili është synimi juaj për të ardhmen?

Artani: Ne kemi ecur me planin e punës “Balla Brothers. Tani jemi në hapat e parë të suksesit, edhe pse kemi arritur në nivele shumë të larta.. Synimi ynë është që të kemi shkolla në gjithë botën si “Balla Brothers.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga