
Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë ngritur siparin e tyre. Një eveniment fantastik sportiv, i vendosur në zemër të Francës, kryeqytetin e bukur dhe mbresëlënës, Parisin.
Sigurisht në këtë event kaq madhor sportiv, merr pjesë edhe Shqipëria. Kuqezinjtë do të përfaqësohen nga 8 sportistë, në 4 disiplina të ndryshme. Teksa një urim për suksese për këta sportistë, nuk ka munguar as nga tifogrupi ultras “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët nuk mbështesin vetëm Kombëtaren, por çdo sportist që përfaqëson flamurin e Kombit.
“Sonte në Paris nis edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike Verore. Skuadra olimpike shqiptare do të prezantohet me 8 sportist në 4 disiplina të ndryshme. I urojmë suksese sportistëve tanë dhe të ngrenë lart flamurin shqiptar”, shkruan TKZ-ja.
View this post on Instagram