Indrit Çullhaj ka arritur një rezultat fantastik në garat ndërkombëtare. Sportisti shqiptar ka fituar medaljen e artë në garën e xhudos zhvilluar në shtetin fqinj të Greqisë.
Xhudisti shqiptar këtë sukses ia shton atyre të tjerëve të akumuluar në gara të tjera të sportit të xhudos. Kampionati ku triumfoi shqiptari quhet International Judo Championship dhe u mbajt këtë vit në Athinë, kryeqyteti grek.
Atleti mundi kundërshtarë vendas, moldav, serb e bullgar dhe në finale triumfoi përballë një greku. Pra, gjithsej 5 sfida të fituara me gjithë finalen brenda.
700 sportistë ishin aktivistë në këtë turne xhudoje, mirëpo Çullhaj na bëri krenar në tokën e Greqisë dhe ngriti simbolet Kombëtare pikërisht ndaj kombësive si ajo greke e serbe.