
Këtë fundjavë në Ostren është zhvilluar Mundja tradicionale. Këtë garë a doli ta fitonte sportisti i Teutës, Arjan Danaj.
Sportisti i durrsakëve mposhti në finale Gramoz Kurtin. Danaj fitoi kështu një dash si një trofe simbolik në vend të një Kupe. Kujtojmë se kjo është hera e dytë për Danaj që ia del të fitojë në Mundjen Tradicionale, pasi për herë të aprë e fitoi në vitin 2022.
“Mundësi i Teutës fiton Kupën dhe dashin
U zhvillua këtë fundjavë në Ostren, Kupa e Mundjes tradicionale të Gollobordës.
Mundësi i Teutës, Arjan Danaj mori pjesë në këtë event dhe fitoi dashin, pasi mundi Gramoz Kurtin.
Kjo është hera e dytë që Danaj fiton këtë kupë simbolike pas triumfit në vitin 2022”, thuhet në postimin e Teutës.
View this post on Instagram