Islam Dudaev dhe Chermen Valiev arritën suksese historike për sportin shqiptar në Lojërat Olimpike Paris 2024. Dy mundësit me origjinë çeçene i dhanë Shqipërisë 2 medalje bronzi, të parat në historinë e vendit tonë në Olimpiada.
Një sukses i tillë i jashtëzakonshëm sigurisht meriton edhe shpërblimet e merituara. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Financave Petrit Malaj ka dhënë lajmin se është marrë vendimi dhe është rishikuar për herë të dytë buxheti i shtetit ku janë rritur buxhetet e disa ministrive, përfshirë atë të Sportit.
“…fondet për ministrinë e Arsimit me 300 milionë lekë për shpërblimin e sportistëve që kanë arritur rezultate të mira”, tha ndër të tjera ministri Malaj.
Poll