Nelson Hysa nuk di të ndalet. Boksieri shqiptar ka fituar titullin e radhës, këtë herë atë europian WBO për peshat e rënda. Ky titull vjen vetëm disa ditë më vonë, pasi mposhti boksierin e njohur gjerman, Thorsten Fuchs.
Një fitore e lehtë dhe spektakolare ishte kjo e fundit për Hysën. Boksier shkodran triufmon me “Knock-Out” që në raundin e parë. Teksa, kjo është fitorja e 18-të në karrierë për boksierin kuqezi, ndër të cilat 16 i ka fituar pikërisht me KO.
Ky sukses i Hysës ka bërë që boksieri shkodran të arrijë të renditet më mirë se çdo boksier tjetër shqiptar në histori. Nelson Hysa është i 11-ti në rënditjen botërore të peshave të rënda.
Tashmë, kampioni kuqezi po përgatitet për një tjetër duel që do të ‘luftohet’ për titull. Hysa ka objektivin kryesor mbrojtjen e titullit WBO, por akoma nuk është vendosur kundërshtari apo data e kësaj sfide.
View this post on Instagram