Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

E TRISHTË/ Boksieri shqiptar humbet babain: Më coptove shpirtin, do të mbaj gjithmonë në zemrën time

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Boksieri shqiptar humbet babain: Më coptove shpirtin, do
Robin Krasniqi dhe babai i tij

Familja e Robin Krasniqit është në zi, për ndarjen nga jeta njeriut të tyre të dashur. Boskieri shqiptar ka humbur babain dhe lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë Robini në rrjetet sociale.

Një mesazh shumë emocionues nga sportisti, teksa i thotë fjalë të ndjera. Babai i Robit ishte mbështetja kryesore e boksierit si në jetë ashtu edhe në karrierë.

“Më Coptove në shpirt o Babë!

U ndave nga jeta shumë heret dhe na le me mallë për ty, përgjithmonë!

Ti ishe mbështetesi dhe kshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga miresija e burrërija e jote Babë!

Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri ytë dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë.

Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë.

U bëfsh banor i Xhehnetit Babë.

Në zemren time do të të mbajë gjithmonë”, shkruan Krasniqi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robin Krasniqi (@robin_krasniqi)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga