Piloti me origjinë shqiptare, Lirim Zendeli ka marrë një rezultat të rëndësishëm në garën e Formula 3 në Austri. Djaloshi ia doli që në provat e përgjithshme të arrinte një kohë të mirë, duke bërë që në garën e Austrisë të niset nga pozicioni i dytë.
Gara zhvillohet të shtunën në orën 10:25, me Zendelin që shpreson një rezultat të mirë. 20 vjeçari është i lindur në Gjermani, ndërsa asnjëherë nuk e ka fshehur origjinën e tij shqiptare. Gjatë karrierës së tij në garat e Formula, Zendeli ka dalë 8 herë në Pole Position dhe 13 herë e ka mbyllur garën i pari.

Poll