
Basketbolli në zi. Ka ndërruar jetë një nga ata që i kanë dhënë shumë basketbollit në vendin tonë, Sokol Hyseni. Hyseni ka dhënë një kontribut të çmuar si lojtar i Lokomotivës, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur edhe fakti se ka qënë trajneri i ekipeve të moshave të Teutës, duke marrë rezultate të rëndësishme.
Lajmi i ndarjes nga jeta është publikuar nga klubi durrsak, teksa Teuta i ka shprehur ngushëllimet njerëzve më të dashur të tij.
"Nje lajm i trishte per basketbollin durrsak. Sokol Hyseni, ish lojtar i Lokomotives dhe trajner i ekipeve te moshave te Teutes eshte ndare nga jeta. Shoqata Teuta Basket i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjarve dhe personave te afert" - shkruan Teuta,
Poll