Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"Sporti është në ditët e saj më të errëta", Bezhani: Fondet po zvogëlohen, hera e parë që në Shqipëri nuk ka njerëz përgjegjës

Shkruar nga NEWSPORT
"Sporti është në ditët e saj më të

Sporti është në ditët e saj më të errëta. Kjo është ajo që thotë ai që ka kontribuar shumë në krye të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani. Bezhani dha një intervistë për Ora News, ku thekson se për herë të parë në Shqipëri nuk ka një drejtori sporti. Sa i përket fondeve, ato po vijnë duke u zvogëluar, çka ka shtuar edhe më shumë problemet.

"Padyshim që sporti është në ditët më të zeza të tij dhe kjo nuk është politike, por është nga fusha që unë e kam drejtuar deri më sot. Kam qenë president i Komitetit Olimpik, jam akoma dhe sporti është në ditët më të errëta. Nëse mund të mendojmë me të vërtetë jo vetëm për sportin, por për rininë, ndryshimin e kësaj rinie në një rini aktive, duhet patjetër që të vlerësohen në maksimum sporti. Këtu gjej rastin të falënderoj Monika Kryemadhin dhe Petrit Vasilin që me të vërtetë po mundohen t'i japim sportit vendin që i takon.

Në tërësi është në ditët më të errëta sporti?

 Në të gjitha. Sportit i mungon gjithçka, është degjeneruar dhe mund të themi pafrikë që po mundohen disa njerëz që ta mbajnë gjallë këtë sport. Sepse unë i kam shëtitur të gjitha federatat nëpër aktivitete dhe kushtet janë mizerabël. Është me të vërtetë për të ardhur keq. Deri dje federatat kishin fond sa për të mbajtur frymën gjallë, ndërkohë që fondi ka ardhur gjithmonë duke u zvogëluar. Ajo që është më e turpshmja është që nuk ka as ministri. Nuk funksionon asgjë. Është e para herë në Shqipëri që nuk ka një drejtori sporti, pra nuk ka njerëz përgjegjës që të merren me këtë problem." - tha ai.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga