
Një ditë historike; Britania e Madhe ka vendosur të dalë nga Europa. Referendumi “Brexit” është mbyllur me “PO”-në e bitanikëve. 51.9% kanë votuar “PRO” daljes nga BE-ja ndërsa 48.1% votuan për qëndrimin në BE. Për daljen kanë votuar 17,410,742 zgjedhës, kurse për qëndrimin 16,141,241 zgjedhës. Votuesit kanë votuar në favor të “Brexit”: daljes britanike nga Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se në muajt e ardhshëm, britanikët dhe udhëheqësit europianë do të fillojnë negociatat për kushtet e largimit të Britanisë. Dalja e saj do të ndikojë në ekonominë britanike, politikën e imigracionit, dhe shumë më tepër, por ndoshta do duhen vite për të parë pasojat e qarta të kësaj daljeje.
PASOJAT - Banka e Anglisë njoftoi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar stabilitetin financiar. Kurse indeksi “Nikkei” u mbyll me një rënie prej 7.92%, duke lënë pas 1.286 pikë në 14,952.02 aksione. Kjo do të thotë se edhe sporti do të ketë pasoja dhe humbje të mëdha, veçanërisht futbolli. Klubet angleze nuk do të kenë më mundësi të bëjnë shpenzime të mëdha si këto vitet e fundit. Dhe shumë nga yjet e Premier Leaugue së shpëjti do t’i shohim në kampionate të tjera.