Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Sport apo biznes?!

Shkruar nga NEWSPORT
Sport apo biznes?!

Nga Gazmend Malo

Jam i bindur që pyetja që parashtron titulli është e shpeshtë në rrethe të ndryshme dhe madje edhe në njerëz të thjeshtë dashamirës të futbollit apo të sportit në përgjithësi. Cfarë është në të vërtetë një klub futbolli apo një event sportiv? Në fakt, sot të dyja aspektet e këtij fenomeni, sporti dhe biznesi, janë të lidhura në mënyrë të pandashme me njëri-tjetrin.

Në futboll, por nëse shohim edhe më gjerë, mund të themi se nuk ka asnjë aktivitet sportiv sot në botë që të mos jetë i shoqëruar me sponsorizime, reklama, produkt placement, etj. Përvec këtyre elementëve, gjejmë gjithashtu si pjesë integruese të veprimtarisë sportive edhe shitblerje lojtarësh, investime në kultivimin e talenteve, merchandising zyrtar, të drejta televizive, etj. Pak a shume, të gjithë dimë nga ai që mund të quhet “star system” se për të marrë Cristiano Ronaldon nga Machester United, Real Madrid shpenzoi 94 milionë euro, përfitimet e merchandising nga skuadrat e Premier League tejkalojnë 170 milionë euro në vit, vlera e paketës televizive të Premier League tejkalon mesatarisht vleren 1.4 miliardë euro në vit, e kështu me radhë. Jëmi të gjithë pra dëshmitarë që të dyja aspektet e këtij fenomeni, sporti dhe biznesi, janë të lidhura në mënyrë të pandashme. Kjo ndodh edhe në Shqipëri ku gjejme sot menyra te ndryshme te bashkepunimit te biznesit me sportin, por shpesh janë të klasifikuara në mënyrë jokorrekte si “sponsorizim”.

Dukuria përfshin ato veprimtari filantropike, të klasifikueshme si “meçenatizem”, term ky i krijuar nga Mecenate, minister i Mbretit August ne Romen e lashte. “Mecenate” krijoi që në atë kohë një rreth të “privilegjuarish” për të cilët ai dedikoi fonde të caktuara të përvitshmë në mënyrë që këta të privilegjuar të mos kishin nevojë të punonin. Këta të privilegjuar ishin artistët dhe sportistët. Duke u kthyer në rastin tonë atëherë, ajo që këtu quhet sponsorizim, është në të vërtetë një kontribut, ose donacion kundrejt nje klubi apo eventi. Nga këtu është një rrugë e gjatë për të arritur ne bashkëpunime të mirëfillta sponsorizimi, me hapësira mediatike, vizibilitet të përcaktuar në marëveshje, bashkëpunime, në platforma komunikimi, në mediat sociale, joint-venture shitjesh, e shumë forma të tjera, të cilat fillojnë të ekzistojnë edhe në vendin tone. Por, a mjaftojnë të gjitha këto? Natyrshëm pyetja e rradhës është: Si ngjiten shkallët drejt suksesit atëherë? Cila është receta e suksesit për një klub sportiv? Çdo organizatë, shoqatë, apo Klub Futbolli, për të arritur në nivele profesionale të këtij bashkëveprimi, duhet të zbatojë “rregullat e biznesit” për të patur një bilanc të suksesshem, një imazh pozitiv dhe të vlefshëm duke e bërë në këtë formë edhe të “shitshëm” nga ana e imazhit ndaj ofertuesit më të mirë.

Në terma profesionalë, kjo do të thotë që çdo klub futbolli, për të patur një bilanc të suksesshëm duhet të punësojë ekspertë të mirëfilltë në shërbim dhe zbatim të një plani biznesi njëlloj si në çdo aktivitet tjetër ekonomik. Për të patur një imazh pozitiv, duhet një strategji dhe një plan konkret marketingu duke krijuar një brand futbolli, aktiviteti dhe territori. Bayerni i Mynihut, Reali i Madridit, apo Manchester United, nuk janë klube të mëdha dhe të fuqishme sepse kanë lindur me fat, por sepse kanëë qënë të parët që kanë vënë në jetë këtë filozofi operimi. Dhe është pikërisht kjo arësyeja e suksesit. Në mbyllje, idetë mund të jenë të shumta dhe mënyrat të pafundme, por thelbi mbetet një konkluzion shumë i thjeshtë: sot çdo sport, çdo event sportiv apo çdo lloj aktiviteti duhet t’i pergjigjet sfidave të kohës ku jeton për të qënë i suksesshëm dhe afatgjatë. Pa plotesuar këtë kusht, çdo fitore apo rezultat sportiv do të mbetet thjesht një rast interesant, fryt i një rastësie dhe në fund, edhe një kujtim i bukur.

Analizë nga Gazmend Malo – Shefi i Sektorit Marketing në FSHF (Revisa e FSHF-së)

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga