Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Sponsor për VLLAZNINË, klubi shkodran njofton: U bindën nga projekti serioz

Shkruar nga NEWSPORT

Skuadra e basketbollit të Vllaznisë tashmë do të ketë një sponsor për ekipin e meshkujve. Lajmi është bërë ditur nga klubi shkodran që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, lajmëron se INTERSIG Albania do të mbështesë financiarisht ekipin kuqeblu në sezonin e ri.

Shkodranët s'duan të ndalen këtu, teksa bëjnë thirrje bizneseve të tjera të afrohen për të investuar në skuadrën e Vllaznisë. Në lajmërimin për mediet bëhej me dije:

"Klubi i Basketbollit Vllaznia falenderon kompanine e njohur te sigurimeve INTERSIG Albania e cila iu pergjigj pozitivisht thirrjes se Klubit per sponsorizim dhe mbeshtetje financiare per sezonin 2019 - 2020.

Me projektin tone serioz dhe ambicioz jemi teper te kenaqur qe te ofrojme sherbimet tona te gjera te marketingut kompanise prestigjoze te sigurimeve INTERSIG Albania, e cila me sherbimet qe ofron eshte pararoje ne tregun shqiptare te sigurimeve.

Shprehim besimin qe me ane te kesaj mbeshtjetje do te jete nje mundesi me teper per fuqizimin e klubit ne mbulimin e shpenzimeve dhe arritjen e objektivave sportive. Mbetemi te hapur per te bashkepunuar edhe me individe apo biznese te tjera te cilat kane deshiren e mire te mbeshtesin misionin tone!"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga