Sfida mes Houston Rockets dhe Golden State Warrios ka rezultuar në një spektakël të vërtetë. Përballja e së mërkurës mbrëma u mbyll me rezultatin e ngushtë 106-104 në favor të Warriors. James Harden shënoi 29 pikë por nuk arriti të jepte maksimumin pasi kishte vetëm dy 3-pikësha nga 12 tentativa.
Nga ana tjetër Klay Tompshon shënoi plot 30 pikë për Ëarriors të cilët udhëhoqën gjatë gjithë takimit, teksa në fund rrezikuan disfatën. Miami Heat bëri një hap të madh për kalimin në fazën Play-off pasi fitoi thellë 108-74 kundër Detroid Pistons.
Skuadra e Miamit tashmë renditet në vendin e 8-të. Oklahoma City Thunders nuk ndalet as nga Brooklyn Nets të cilët i mposhti 108-96. Skuadra e Nets ishte përpara me 10 pikë në gjysmën e ndeshjes por një lojë shumë e mirë nga Westbrook (31 pikë) e George Paul (25 pikë) ka sjellë përmbysjen e madhe.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.