Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Speciale/ Tirana-Partizani, ndër 5 derbet më të zjarrtë në Ballkan

Shkruar nga NEWSPORT

Derbi Tirana-Partizani njihet si një nga ndeshjet më të zjarrta në Ballkan. Rivalitet në fushë dhe tribuna nga ana e tifozëve, "thumbime" jashtë tapetit të gjelbër nga ana e lojtarëve, por edhe trazira nga ana e tifozëve janë episode që shtojnë më shumë rivalitetin mes dy ekipeve.

Por, kush janë derbet më të zjarrta në Ballkan, mes të cilëve renditet edhe ai i kryeqytetit shqiptar?

[caption id="attachment_38326" align="alignleft" width="300"]gallata Foto nga derbi Fenerbahçe-Gallatasaraj[/caption]

(Turqi) Fenerbahçe-Gallatasaraj

I ndan vetëm uji dhe vetëm dy vite diferencë nga formimi i njëra­tjetrës. Huliganizmi është i zakonshëm në ndeshjet mes këtyre dy skuadrave. Urrejtja mes dy tifozerive është aq e madhe sa që shpesh përleshjet në stadium kanë dalë jashtë tij, madje duke u përhapur në shumë rajon të Turqisë.

 

 

 

 

[caption id="attachment_38328" align="alignleft" width="300"]olimpiakos-panathinaikos Olimpiakos-Panathinaikos[/caption]

(Greqi) Olimpiakos-Panathinaikos

Jo vetëm në futboll, por edhe në basketboll, kjo ndeshje sjell dhimbje koke për forcat e rendit në Greqi. Një sfidë ku vëmendja fokusohet shumë pak te fusha e blertë dhe që shpesh herë ndërpritet nga trazirat në stadium. Një derbi që luftohet më shumë në tribuna se në tapetin e blertë dhe ku urrejtja mes dy tifozërive arrin kulmin.

 

 

 

 

[caption id="attachment_38327" align="alignleft" width="300"]crvena-zvezda-partizani-beograd Crvena Zvezda-Partizani Beograd[/caption]

(Serbi) Crvena Zvezda-Partizani Beograd

Derbi i fundit mes dy skuadrave serbe i zhvilluar vetëm pesë ditë më parë nisi me përleshje mes dy tifozërive pak orë para takimit, në një stacion autobusi. Nuk ka ndeshje që tifozëritë e Crvena Zvezdas dhe Partizanit të Beogradit të mos regjistrojnë përleshje mes tyre, ndërsa në fushën e lojës është një betejë më vete, ndërsa sfidat që mbyllen pa kartonë të kuq numërohen me gishtat e njërës dorë.

 

 

 

[caption id="attachment_38329" align="alignleft" width="300"]dinamo-zagreb-hajduk-split Dinamo Zagreb-Hajduk Split[/caption]

(Kroaci) Dinamo Zagreb-Hajduk Split

Derbi i Kroacisë është një ndeshje që rivalitet gjen vetëm mes dy tifozërive përkatëse, sepse në fushën e lojës, Dinamo e Zagrebit është shumë më kualitative dhe rezultative se Hajduku i Splitit. Gjithsesi, një derbi të cilit nuk i mungojnë trazirat dhe atmosfera e zjarrtë në shkallët e stadiumit.

 

 

 

[caption id="attachment_38243" align="alignleft" width="300"]1 Tirana-Partizani[/caption]

(Shqipëri) Tirana-Partizani

Nuk është aq problematik si derbi, krahasuar me ato të Turqisë apo Greqisë, por sigurisht është një sfidë që ndez atmosferën në maksimum, një ndeshje që merr vëmendjen e të gjithë sportdashësve në Shqipëri dhe një përballje e ethshme. Tirana-Partizani është sfida që fton në stadium me mijëra tifozë, ndërsa trazirat mes tifozëve edhe pse të pakta në stadium janë shënuar në vitet e fundit. Përplasja e më e freskët mes tifozëve të Tiranës dhe atyre të Partizanit është ajo e sezonit të shkuar në "Qemal Stafa". Edhe pse ishte prag ndeshje mes skuadrave të Tiranës U19 dhe Partizanit U19 trazirat nuk munguan në tribunën qendrore të stadiumit. Mungesa e policisë në stadium, që kishte menduar se ishte thjesht një ndeshje moshash bëri që situata të acarohej dhe të kishte përplasje mes palëve. / Newsport.al

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga