Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

SPECIALE/ SHQIPËRI-TURQI, PANUCCI dhe KUQEZINJTË duhet të kthehen një vit e gjysmë më parë, kur LENJANI festonte me fanelën e SHQIPËRISË dhe MEMUSHAJ rrezikoi gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ SHQIPËRI-TURQI, PANUCCI dhe KUQEZINJTË duhet të kthehen

Që prej hedhjes së shortit për ndeshjet kualifikuese të EURO 2020, kurioziteti i të gjithë shqiptarëve ka qenë i fokusuar te sfida e 22 marsit ndaj Turqisë, e caktuar në kalendar si takimi çelës i fushatës për pjesëmarrje për herë të dytë në Europian të Shqipërisë.

Midis dy shteteve ballkanike, ekziston një marrëdhënie e mirë ekonomike, por futbolli nuk njeh miqësi dhe rivaliteti zë vend midis çdo kundërshtari. Kuqezinjtë do të shfrytëzojnë përkrahjen e pamohueshme të tifozëve shqiptarë si "armë" për të futur në panik kundërshtarët euroaziatikë.

Duke parë statistikat në përballjet mes Shqipërisë dhe Turqisë kupton se beteja e 22 marsit do të ndezë më tepër atmosferën. 10 beteja, të përfunduara me 4 fitore të tanëve, 4 humbje dhe 2 takime të mbyllura në paqe.

Shumëkush mendon se a do të mundet sërish kuqezinjtë të thyejnë për herë të pestë gjigantin turk. Jo më larg se gati një vit e gjysmë më parë, Shqipëria e dalë nga vendi i tretë në fazën kualifikuese të Botërorit 2018 në grupin G ku përpara nesh kalojnë Spanja dhe Italia. Turqia zhgënjen në grupin I, teksa e mbyll në mënyrë zhgënjyese në vendin e katërt, pas Kroacisë, Islandës dhe Ukrainës.

13 nëntori i 2017 është fiksuar si një tjetër ngjarje mbresëlënëse për historinë e Kombëtares. Në stadiumin e Antalias "Georgi Kabakov", Shqipëria hesht vendasit me rezultatin 3-2.

Tekniku i ri i "shqiponjave" Christian Panuçi rreshton një formacion 4-4-2 me Berishën, Lenjanin, Gjimshitin, Mavrajn, Hysajn, Roshi, Lilaj, Xhaka, Grezda, Memushaj dhe Sadiku, një formacion tërësisht sulmues.

Përballë italianit me fare pak eksperiencë pozicionohet tekniku i mirënjohur rumun Mircea Lucescu, kampion absolut në Ukrainë me Shakhtar Donetsk duke fituar dhe Kupën UEFA në 2009.

Takimi nis me turqit e karikuar, teksa e shënjestrojnë portën e Berishës plot 3 herë radhazi, por gardiani i Atalantës është në ditën e tij më të mirë. Ai u dërgon sinjal shokëve të ekipit se duhet të reagojnë menjëherë dhe në mënyrë "vrastare". Odise Roshi i reziston ndërhyrjeve dhe shkëputet në krahun e djathtë, ku fikson Sadikun e lirë. Sulmuesi e godet direkt topin e dhuruar nga Roshi, që për çudinë e tifozëve turq përfundon në rrjetë.

Festa e skuadrës tentohet të prishet nga brohoritjet ofenduese të tifozëve të zhgënjyer vendas. Por, për fatin e tyre të keq, ata pa dashje e shtyjnë Shqipërinë të godasë sërish në mënyrë të hidhur. Dialogu Roshi-Sadiku përsëritet prapë 15 minuta pas shënimit të golit të parë. Roshi çan rrugën vetë në krahun e djathtë dhe ia bën më të lehtë Sadikut të realizojë dopietë personale dhe golin e dytë të avantazhit për ne. Krosi shkon në kokën e ish-sulmuesit të Legia Varshavës, i cili e hedh në tapet portierin Volkan Babacan. Nervozizmi i tifozëve shtohet akoma më shumë, pasi pritej një fitore e lehtë e kombëtares së tyre, pa e llogaritur Shqipërinë "e vogël".

Por, për habinë e të gjithëve, Ledian Memushaj, njëri prej lojtarëve më të qetë dhe më të disiplinuar të Kombëtares bën një ndërhyrje të dytë të tepruar ndaj Serdar Aziz dhe arbitri e detyron të ndjekë ndeshjen nga tuneli duke i dënuar me karton të kuq në minutën e 41-ë.

Mesfushori vlonjat me daljen e tij rrezikoi të shkatërronte atë paraqitje aq të bukur të shokëve të tij, ndonëse nuk ka mbaruar akoma ndeshja.

Talenti Cengiz Under na ndëshkon që në fillimin e pjesës së dytë. Duket sikur takimi do të përmbyset lehtësisht nga Turqia, por në kohën kur vendasit përmirësojnë shënjestrën drejt portës së Berishës, Eros Grezda del nga hiçi dhe i shtang mbrojtësit, teksa nuk lë në mes punën e nisur nga Sadiku për të shënuar golin e tretë. Ish-lojtari i Osijekut çan mes dy mbrojtësve dhe e dëron topin aty ku Babacan është totalisht i pashpresë për të reaguar.

Është minuta 55-ë dhe për 35 minuta të tjera mund të ndodhnin shumë gjëra të paparashikuara. Të dehur nga deliri i avantazhit 3-1, Shqipëria e lejon Turqinë të shënojë pas 5 minutash golin e dytë me Emre Akbaba.

Tani është radha e mbrojtjes të ruajë rezultatin dhe të kthehet në atdhe me një fitore mbresëlënëse.

Në fund të minutës së katërt shtesë, vërshëllima e arbitrit i jep të drejtë Shqipërisë të pushtojë stadiumin e madh të Antalias, teksa në sfond tifozët turq i "përshëndesin" me vërshëllima dufi.

https://youtu.be/d9pJv8F70QY



Ajo fitore i dha besim të madh opinionit publik shqiptar te Panuçi, i cili mori në krye të stolit kuqezi fitoren e dytë, këtë herë më të rëndësishme.

Megjithatë, pas gati një viti e gjysmë, dashuria ndaj italianit është venitur dhe urrejtja ndaj tij është shtuar për mënyrën e drejtimit të Kombëtares, eksperimentimet e tepërta dhe retorikën kontradiktore me mediat.
Me Ligën e Kombeve të lënë mënjanë, italiani dhe lojtarët kanë shansin më të mirë të "bëhen një" me tifozët e shumtë kuqezi. Një nisje me fitore në Shkodër do të shtojë moralin në kampin e Kombëtares, që pas lajmeve të fundit të përjashtimit të portierit Strakosha dhe "protestave" të Lenjanit mund të shuajnë kritikat, pakënaqësitë dhe të "shërojnë" veten me një fitore bindëse.

Pavarësisht gjendjes psikologjike që ndodhemi, elementët nuk i mungojnë Kombëtares, teksa teknikisht i ka të gjithë faktorët të dërgojë sërish kokëulur Turqinë në shtëpi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga