
Anglia u përball në ndeshjen hapëse me Iranin, takim që u fitua nga “Tre Luanët” me shifrat 6-2. Pas kësaj fitoreje të besuarit e Gareth Southage u vunë përballë USA, takim që u mbyll në barazim. Në sfidën me Iranin, minuta të limituara pati për yllin e Manchester Cityt, Phil Foden, teksa në ndeshjen e dytë në Kupën e Botës, Southgate nuk e preferoi.
Sipas specialistëve anglezë dyshja kanë krisje të marrëdhënies mes tyre dhe për këtë arsye Foden nuk është futur në fushën e lojës në barazimin 0-0 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e lënë në stol mesfushorin e talentuar.
Nuk dihet akoma se cila ka qenë arsyeja e vendimit të Southgate për të mos e aktivizuar talentin e City-t, teksa në Angli janë të sigurtë se mes dyshes ka probleme personale, por mbetet të shikohet nëse në përballen e fundit që “Tre Luanët” do të luajnë ndaj Uellsit, nëse Southgate do t’i japë minuta Foden apo do e lërë sërish në stolin e rezervave.