Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sokol Kushta: De Biazi nuk iku natën si disa të tjerë që kanë hedhur baltë mbi Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT
Sokol Kushta: De Biazi nuk iku natën si disa të tjerë që

 

Largimi i De Biazit nga Kombëtarja e Shqipërisë është komentuar edhe nga ish-futbollisti i njohur vlonjat, Sokol Kusha, i cili i del krah ish-trajnerit të kuqezinjve, pasi sipas tij, ai u largua duke i parë të gjithë në sy e duke dhënë leksione si një njeri i madh.

"Leksioni i fundit.

Pa frikë mund ta quaj kështu ikjen e trajnerit të kombëtares. Është i vetmi trajner i huaj që kur iku ka salutuar, përshëndetur dhe takuar të gjithë njerëzit si ata pak që e sulmuan dhe ata shumë që e mbështetën kaq vjet. Të gjithë trajnerët e tjerë kanë ikur natën dhe kur kanë vajtur në lagjen e tyre kanë hedhur kamionë me baltë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj çdo gjëje të mirë që kaluan këtu te ne. De Biazi iku me lot në sy dhe nuk ishin lot krokodili si disa, por lot mallëngjimi për atë që mori këtu kaq vjet, jo për lekët siç thonë ca, por për atë që ky popull i vuajtur i dha, ngrohtësinë, miqësinë dhe mbështetjen. Thonë disa që mori lekë. Po është e vërtetë se në  kapitalizëm puna vlerësohet, por asnjëri nuk thotë që dha më shumë se sa mori dhe po them me plot gojën, më pak. Dha jo vetëm në aspektin sportiv, por dhe në aspektin ndërkombetar. Ka dhënë aq sa shumë diplomatë ndër vite s'e kanë bërë dhe s'e bëjnë dot këtë gj. Iku duke respektuar të gjithë. Dha leksion në moral dhe karakter, i pa në sy dhe kur të tjeret mezi e shikoni, ua përplasi derën në surrat: une do iki se ju s'me doni me! Ciao! Ky është leksion i një njeriu të madhë jo vetëm si trajner", shprehet Sokol Kushta për De Biazin.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga