Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

S'mjaftojnë 50 milionë euro, Milani bën sforco financiare për Zirkzee

Shkruar nga NEWSPORT
S'mjaftojnë 50 milionë euro, Milani bën sforco financiare

Milan do të hyjë fuqishëm në merkaton e verës, me kuqezinjtë që do të bëjnë disa afrime për të përforcuar skuadrën me elementët e duhur dhe për të konkurruar për titullin në sezonin e ri.

Prej disa ditësh tashmë në mediat italiane bëhet me dije se Olivier Giroud do të kalojë në SHBA te Los Angeles FC dhe për këtë drejtuesit kanë nisur punën për ta zëvendësuar.

Në listën e tyre është lojtari i Bolognas, Joshua Zirkzee. Sipas “Calciomercato” bëhet me dije se klubi italian do të duhet të bëjë në sforco financiare për ta sjellë në “San Siro”. Për të bindur Bolognan që ta lërë të lirë lojtarin, Milan duhet të ofrojnë më shumë se 40-50 milionë euro .

Kujtojmë se 22-vjeçari ka kontratë me Bolognan deri në qershor të vitit 2026. Në këtë sezon ka luajtur në 30 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, ku ka arritur të shënojë 11 gola dhe të dhurojë edhe 6 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga