
Skuadra e Pogradecit është në shitje. Bashkia e ka nxjerrë në ankand klubin e Kategorisë së Dytë, ku tashmë presin ofertat për klubin.
Madje është bërë e ditur edhe çmimi. Sipas shtypit të shkruar, plot 5.684 lekë të vjetra kërkon Bashkia e Pogradecit për të shitur klubin. Kushdo që do të blejë përfundimisht 100% aksionet do të ketë të drejta të plota mbi këtë skuadër.
Siç duket me shumë gjasa Pogradeci mund të jetë sezonin e ardhshëm me presidenti të ri, mbase dhe me emër e logo tjetër. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin ditët në vazhdim se cila do të jetë shifra për të cilën do të privatizohet klubi.
Poll