Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skuadra e Kategorisë së Parë për rekord, pesë trajnerë për të realizuar ëndrrën e Superligës, por pa sukses

Shkruar nga NEWSPORT
Skuadra e Kategorisë së Parë për rekord, pesë

Bylis nuk ia del të hyjë në Superligë, pasi në sfidën e fundit të sezonit në Kategorinë e Parë u mposht 0-1 nga Lushnja.

Por, ajo që përbën rekord për Bylisin është fakti se në këtë sezon, ekipi ballshiot ka ndërruar pesë trajnerë.

Në fillim të sezonit ishte Julian Ahmataj që mori drejtimin e ekipit, por u largua pas vetëm dy ndeshjesh.

Më pas u afrua Eqerem Memushaj, por edhe ai nuk qëndroi për shumë javë, duke u larguar për arsye familjare.

Pas trajnerit vlonjat, Bylisi afroi Artan Mërgjyshin si trajner, por nuk qëndroi për shumë javë.

Në stol pas Mërgjyshit u ul Marselo Troisi, edhe pse provizorisht. Ndërkohë që në javën e fundit, pikërisht në sfidën kundër Lushnjes zhvilluar ditën e sotme, Bledar Devolli ishte trajneri i Bylisit, ndërsa ballshiotët lanë përgjysmë dhe të parealizuar ëndrrën "Superligë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga