Kur na ndajnë edhe pak orë nga “shkelmimi” i parë i topit në “Katar 2022”, është publikuar edhe lista e kombëtareve që kushtojnë më shumë në kampionatin botëror.
Sipas faqes së njohur, ”Transfermarkt”, e cila merret me vlerën aktuale të futbollistëve në treg, del që Anglia është skuadra më e shtrenjtë në Kupën e Botës, vlera e së cilës shkon plot 1.3 miliardë euro.
Përkundër yjeve të shumtë si Nejmar, Vinisius, Rafinja, Hezuz, Riçarlison dhe të tjerë, kombëtarja e Brazilit renditet në vendin e dytë me me 1.1 miliardë euro.
Në vendin e tretë renditet kombëtarja e Francës me 1 miliardë euro, kurse në TOP 5 futen edhe Portugalia dhe Spanja.
Lista e kombëtareve sipas “Transfermarket”:
[caption id="attachment_668105" align="alignnone" width="240"] Kombetaret me te vlefshme[/caption]