Dita e sotme është e mbushur plot me ndeshje të cilat janë të vlefshme për fazën me eliminim direkt si në Europa League dhe në Conference League. Disa prej takimeve do të startojnë që në orën 18:45, ndërsa disa të tjera duke nisur që nga ora 21:00.
Dueli që spikat mbrëmjen e sotme është përballa mes Barcelonës dhe Manchester United, takim që do të luhet në “Camp Nou” duke nisur që nga ora 18:45. Si katalanasit ashtu edhe djajtë kanë synim fitoren e këtij kompeticioni. Fati i vendosi në një “finale” të parakohshme ku njëra duhet t’i thotë lamtumirë Europa League.
Të gjitha takimet e Europa dhe Conference League:
[caption id="attachment_680534" align="alignnone" width="243"] Ndeshjet ne Europa dhe Conference League[/caption]