
Skënderbeu do të presë Laçin sot në Korçë, në takimin që do të luhet në orën 17:00.
Skuadra e Agostinelit ka disa mungesa në repartin e mbrojtjes duke nisur nga Osmani dhe Idrizaj, ndërsa në dyshim mbetet Radas. Ky i fundit pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit kundër Korabit, ndërsa nuk dihet ende nëse do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Laçit.
Lajmi i mirë është rikthimi i Orelesit, që do të jetë në formacion për Skënderbeun, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që të zëvendësojë në qendër të mbrojtjes Radasin, nëse ky i fundit nuk do të t'ia dalë të rikuperohet në kohë.
Formacioni i Skënderbeut kundër Laçit
Moduli
Shehi
Vangjeli Jashanica Radas (Orelesi) Mici
Mustafa Lilaj
Fukui Serxhio Latifi
Salihi