Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Skënderbeu kampion edhe përtej futbollit, nisma e veçantë: Në stadium edhe për Anxhin!

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu bën një tjetër gjest për t'u përgëzuar! Biletat e takimit të sotëm kundër Teutës do të shkojnë donacion për Anxhi Noçkën, 21-vjeçarja e cila është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë e që ka nevojë për ndëryrje kirurgjikale, operacion që kushton shumë.

Në nismën "Për Anxhin", klubi i Skënderbeut ka menduar të japë kontributin e tij duke dhuruar të ardhurat që do të mblidhen sot nga sfida kundër Teutës në Korçë.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit të Skënderbeut në Facebook, ku shkruhet: Në ndihmë të Anxhit, një motiv më shumë për të shkuar në stadium!

"Të ardhurat e biletave për Anxhin...

Nevojat e njerëzve janë të mëdha e të shumta, e ndaj Klub Futboll Skënderbeu është munduar gjithmonë të japë kontributin e tij. Anxhi është një vajzë e re e cila është diagnostikuar me sëmundje të rëndë dhe familja e ka të pamundur mbulimin e të gjitha shpenzimeve për terapinë e duhur. Klub Futboll Skënderbeu sëbashku me kompaninë e stjuartëve BBS i bashkohen kësaj nisme dhe të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave të ndeshjes do të shkojnë në ndihmë të Anxhit. Nesër një motiv më shumë për të ardhur në stadium", lexohet në deklaratën e klubit të Skënderbeut në Facebook.

skenderbeu stad

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga