Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skënderbeu i merr më të mirën ekipit, “ujqërit” me tjetër organikë për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu i merr më të mirën ekipit,

Skënderbeu luajti sot(e mërkurë) takim miqësor përballë Bylisit. Ndeshja u fitua me përmbysje 2-1 në stadiumin "Skënderbeu". Pasi ballshiotët kishin shënuar në pjesën e parë, korçarët reaguan gjatë pjesës së dytë me Pusin.

Lojtari i Skënderbeut tundi rrjetën 2 herë, respektivisht në minutën e 75’ dhe 85’, duke kthyer gjithçka në favor të juglindorëve. Memelli i aktivizoi gjatë ndeshes të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion.

“Ujqërit e dëborës” zbritën në fushën e lojës me Ruci, Premçi, Rapo, Hysolli, Zenullari, Ali, Liço, Pecani, Pusi, Abubakar dhe Gautrand. Thuajse aspak ngjashmëri me formacionin titullar gjatë sezonit të kaluar.

Ky ishte takimi i tretë miqësor, ndërsa pritet të luhen ndeshje të tjera. Migen Memelli po i merr më të mirën lojtarëve që ka në dispozicion. Organika e re përbëhet nga lojtarë të rinj që pritet të japin maksimumin në Kategorinë e Parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga