Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Skema e re e kombëtares dhe e ardhmja, Dermaku: Sezonin tjetër luaj në Serie A, jam gati sa herë të më jepet mundësia

Shkruar nga NEWSPORT
Skema e re e kombëtares dhe e ardhmja, Dermaku: Sezonin tjetër luaj

Kastriot Dermaku është një nga lojtarët që po shkëlqen më shumë në Serie B. Qendërmbrojtësi shqiptar është grumbulluar nga trajneri Edy Reja për dy ndeshjet kualifikuese të qershorit dhe në konferncën e sotme për shtyp deklaroi:

Skema? "Personalisht te Cosenca kam luajtur si me 4 edhe me 3 mbrojtës dhe unë gjendem mirë me të dyja skemat, por të shikojmë se çfarë do të vendosi trajneri.

Besoj se na duhet të japi maksimumin për të marrë pikët në këto dy ndeshje pasi janë shumë të vështira për ne, por e rëndësishme është të japim maksimumin.

Konkurrenca është e madhe dhe është pozitive kur ka lojtarë të fortë. Unë do të jap maksimumin sa herë të më jepet mundësia. E rëndësishme është të luaj dhe të tregoj veten.

Grupi akoma nuk është i plotë dhe nuk mund të jap një mendim të sakt të shikojmë javën tjetër kur të jemi të gjithë po jemi të lirë".

E ardhmja? "Kam biseduar me menaxherin tim dhe ka mundësi të shkoj në Serie A vitin tjetër.

Pique më ka pëlqyer shumë dhe ka shumë mbrojtësa të rinj që kanë dal tani si Romanjoli dhe Chielini", u shpreh Dermaku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga