
Tirana e sezonit të ri do të jetë totalisht e rinovuar. Merkato e bujshme te skuadra e parë nuk është e vetmja hallkë që drejtuesit bardheblu kanë lëvizur gjatë kësaj merkato vere.
24 herë kampionët e vendit kanë menduar edhe për të ardhmen, teksa kanë zyrtarizuar dy trajnerë mjaft të zotë në pankinat e ekipeve U-17 dhe U-19 të saj. Bëhet fjalë për Julian Ahmataj dhe Bledar Devollin, që duke nisur nga sot do të kenë në dorë talentet e Tiranës.
Ndërkohë, Ahmataj do të luajë edhe rolin e skautit, pra identifikimin e elementëve cilësorë për t'i bërë pjesë e akademisë së Tiranës. Tekniku 40 vjeçar komentoi pozitat e reja te bardheblutë dhe emocionet e rikthimit te një klub me traditë si Tirana.
"Jam skaut për gjithë akademinë dhe për të afruar elemente dhe nga skuadrat e tjera për t'i afruar te Tirana. Falenderoj presidentin dhe drejtuesit e Tiranës që gjithmonë kanë besuar dhe po bëjnë sakrifica ekonomike për të rikthyer klubin në të gjitha drejtimet në nivel sa më të lartë. Siç e dinë të gjithë, klubi vinte nga një tranzicion shumë dramatik, që duhet harruar sa më shpejt.
Bindja: Tirana është një klub shumë i madh dhe nuk mund ta refuzosh, por do mundohem të bëj maksimumin për të dhënë kontributin tim me të gjitha energjitë si në training selektim dhe në organizim do sjellë një frymë pozitiviteti. Besoj që kjo gjë do ta udheheqi klubin në këtë rimëkëmbje të re ekonomike ku po investohet në të gjitha drejtimet për të arritur majat."-përfundoi Ahmataj.