Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skandali i presidentit Gjici me videon erotike, situatë kaotike në klubin e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Skandali i presidentit Gjici me videon erotike, situatë kaotike në

Video e publikuar ditën e djeshme të Safet Gjicit që kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij, padyshim që ka tronditur mbarë opinionin publik e sportiv. Presidenti i klubit të Kukësit që ishte njëkohësisht edhe kryetar bashkie i qytetit verilindor u shkarkua nga detyra pas skandalit të publikuar në rrjetet sociale dhe më vonë në media.

Ai rrezikon të dënohet nga drejtësia për "Shpërdorim detyre" teksa SPAK ka nisur procedim penal për të. E në të tillë situatë, në klubin e Kukësit nuk mund të mendojnë aktualisht për merkato. Kjo periudhë ka qenë shumë e ngarkuar te verilindorë sa i përket daljeve.

Shumë futbollistë të larguar dhe tashmë organika e trajnerit Rraman Hallaçi është tejet e cunguar. Në një kohë kur presidenti i nderit rrezikon burgimin, askush nuk e ka mendjen për afrimet që do të pasuronin organikën në këtë moment të merkatos.

Megjithatë deri në fillimin e kampionatit ka ende shumë kohë. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me Safet Gjicin dhe fatin e klubit të Kukësit që thuajse në çdo sezon ka qenë faktor i rëndësishëm në kampionatin shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga