
Dhuna në Maqedoninë e Veriut nuk ndalet. Këtë herë ndodh në një ndeshje të handball-it kur përballeshin Vardari dhe Pelisteri. Vetëm 17 minuta lojë dhe ndeshja u ndërpre, pasi ultrasit e Pelister u futën në sallë dhe nisin thirrjet kunër rivalëve të Vardarit.
Flakadanë drejt sektorit kundërshtarë bënë që të shkaktohej një kaos i vërtetë në parket, ku kjo përleshje mes tyre zgjati 10 minuta, Policia mes vështirësive bëri të mundur edhe vendosjen e rendit me ndeshje që do të rifillonte përsëri. Këtë sfidë mes shumë vështirësish e fitoi Vardar 31-24.
Poll