Roma fitoi sot 2-0 derbin ndaj Lacios, një ndeshje që prodhoi shumë tension.
Ndërkohë që mbrojtësi i skuadrës verdhekuqve, Antonio Ridiger kishte deklaruar para ndeshjes se nuk i njihte as lojtarët dhe as trajnerin e Lacios.
Një deklaratë që ka nxitur mbrojtësin e bardhekaltërve, Senad Luliç të shprehej në një mënyrë jo etike.
"Rudiger bën si fenomen. Por, para dy vitesh shiste çorape në Shtutgart.
Nuk ka faj ai, por ata rreth tij, që e rritin pa asnjë edukatë. T’i lemë mënjanë provokime të tilla, që do të ndodhin edhe në të ardhmen", tha Luliç, i cili i pyetur nëse këto ishin deklarata me bazë fyerje raciste u shpreh: "Nuk kërkoj falje, sepse edhe të bardhët shesin çorape”.
[caption id="attachment_61342" align="alignnone" width="620"]
Senad Lulic[/caption]
