
Që tek Elbasani gjërat nuk po funksionojnë , kjo dihet prej kohësh, por tani duket se kaosi po arrin në pikën kulminante. Nuk ka asnjë datë grumbullimi për skuadrën e futbollit dhe problem madhor është se nuk ka një person të caktuar, i cili mund të drejtojë punët dhe përgatitjet e sezonit të ri. Në këto kushte, Elbasani është i destinuar të vuajë, ndoshta edhe më shumë se sezonin e kaluar, kur mezi mbijetoi në Kategorinë e Parë. Një situatë e turpshme për një ekip, që e ka vendin në Superligë, ku ka fituar edhe tituj kampion. Për momentin, jo vetëm nuk ka shenja pozitive, por gjërat po shkojnë keq e më keq.
Poll