Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Situata e tensionuar PSG – Mbappe, kapiteni i skuadrës thyen heshtjen

Shkruar nga NEWSPORT
Situata e tensionuar PSG – Mbappe, kapiteni i skuadrës thyen heshtjen

Marquinhos theu heshtjen më në fund për sagën e Kylian Mbappe dhe shpreson që gjërat të zgjidhen së shpejt në klub.

Mbappe e ka bërë mëse publike qëllimin e tij për t'u larguar nga Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm kur kontrata e tij të skadojë. Klubi, nga ana tjetër, po këmbëngul që lojtari të nënshkruajë një marrëveshje të re ose të largohet këtë verë, në mënyrë që të mos e humbasë atë falas në 2024. Situata eskaloi ditën e djeshme teksa kampionët e Ligue 1 përjashtuan Mbappe nga skuadra e turneut të tyre parasezonal.

Tani kapiteni i PSG-së, Marquinhos ka ndarë pikëpamjet e tij për çështjen në vazhdim dhe shpreson që gjërat të zgjidhen së shpejti.

"Është një pyetje delikate. Kylian është një lojtar i jashtëzakonshëm, shumë i fortë, por vendimi shkon përtej nesh dhe është me menaxhmentin që duhet ta shohim. Ne gjithmonë duam të evoluojmë me lojtarët e duhur. Shpresoj që do të gjendet një zgjidhje e mirë që ai të kthehet në grup dhe të na ndihmojë këtë sezon", tha braziliani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga