Klubi i Teutës ka surprizuar Alvin Berishën. Vogëlushi shqiptar u gjend dhe fatmirësisht u bë e mundur rikthimi i tij në Shqipëri nga kampi Al-Hol.
Durrsakët i kanë dhuruar atij një komplet sportiv të "Djemve të Detit", ndërsa nuk kanë ngurruar ta postojnë dhe në kanalin zyrtar. Ai shfaqet i qeshur me uniformën e Teutës.
"Një gjest sa do qe është human ashtu edhe shumë fisnik, KF Teuta arriti të bëj sado pak të lumtur, Alvin Berishen, vogëlushit qe u gjend ne kampin Al- Hol. Alvin dhe të tjer fëmijë janë ata që kanë nevojë më shumë për tu qëndruar afër në këto momente.
Ishte kënaqësi të ishim pranë jush, të përqafojm fort. KF Teuta shpreson që gjesti do t'i japë forcë Alvinit dhe i urojm atij jetë të gjatë dhe të lumtur", shkruhej në kanalin zyrtar të klubit durrsak.
