
Një tituatë e trazuar te Kukësi, ku çështja e lojtarit, Ante Zivkovic ka përfshirë verilindorët në një skandal. Mediat në Bosje dhe Sindikata e Futbollistëve në Bosnje ka zbuluar se lojtari është detyruar të firmosë shkëputjen e kontratës, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat boshnjake si “Oslobodjenje”, “Dnevnik”, “Sportsportba”, zyrtarët e klubit e kanë mbajtur këtë lojtar në ambientet e klubit për disa orë..
Gjithashtu pretendohet se Zirkovic nuk është paguar për muaj të tërë dhe kjo ka çuar në degradimin e situaatës. Sindikata ka deklaruar gjthashtu se këtë çështje do ta çojë në FIF-a, ndërsa kërkon që lojtari të dëmshpërblehet nga verilindorët, duke theksuar se në këët klub trajnetohen keq lojtarët.
“Sindikata e futbollistëve profesionistë në Bosnje ka nisur menjëherë procedurën në FIFA dhe ne do të vërtetojmë se lojtari është detyruar të nënshkruajë zgjidhjen e kontratës, do të fillojmë edhe procedimin ndaj përfaqësuesve të klubit për të larguar përgjithmonë këta njerëz nga futbolli.
Duam të theksojmë se FC Kukësi njihet prej shumë vitesh si një klub që i trajton jashtëzakonisht keq lojtarët, duke fshehur kontratat, duke vonuar pagesën mujore dhe detyrimet e tjera dhe në periudhën e mëparshme kemi nisur procedurat për të tjerë lojtarë. Numan Kurdi? dhe Tarik Isi? kishin raste të ngjashme”, shkruhet në reagimin e Sindikatës.