Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Simone INZAGHI pas triumfit: Gjysmëfinalja një "ëndërr" për t'u jetuar, derbi një motiv më tepër për të prekur finalen

Shkruar nga NEWSPORT
Simone INZAGHI pas triumfit: Gjysmëfinalja një

Interi siguroi gjymëfinalen e Champions League pasi mposhti me rezultat të përgjithshëm 3-5 Benfican. Pikërisht në këtë fazë të këtioj komëpticioni, zikaltërtit kanë “peshkuar” Milanin, teksa në gjysmëfinale do të shikojmë derbin e “Madonninës”.

Simone Inzaghi ka folur pas ndeshjes, teksa ka theksuar se gjithçka është e merituar. Derbi me Milan është një motiv akoma më i madh për të prekur finalen.

“Ka lumturi të madhe, është një mbrëmje e rëndësishme për të gjithë Interin. Bëmë një lojë të shkëlqyer dhe e merituam në të dyja ndeshjet ndaj këtij ekipi cilësor, i cili kishte humbur vetëm 2 ndeshje para se të takohej me ne. Është një gjysmëfinale e merituar, ishte një ëndërr, por tani jemi këtu dhe do ta jetojmë në maksimum.

Jam i lumtur për djemtë, për udhëtimin që kanë bërë. E nisëm nga një grup shumë i vështirë, por dolëm mirë, të bashkuar me tifozët tanë, sërish të jashtëzakonshëm sonte. Le të rijetojmë mbrëmjet që kanë munguar për kaq shumë vite për këtë ekip.

Milani? Të gjesh Milanin si kundërshtar është një qëllim i madh, derbi do të jetë një stimul shtesë për të prekur finalen”, ka deklaruar italiani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga