Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Siguruan kualifikimin pas 120 minutash, INZAGHI: Mora sinjale pozitive nga ata që kanë luajtur pak

Shkruar nga NEWSPORT
Siguruan kualifikimin pas 120 minutash, INZAGHI: Mora sinjale pozitive nga ata

Interi vuajti shumë për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë, teksa mposhti Parmën 2-1 vetëm pas 120 minutash lojë. Pas këtij triumfi Simone Inazghi do ta pranonte se skuadra e tij bvuajti shumë, por theksoi se ka marrë sinjale pozitive nga lojtarët që në kampionat kanë pasur pak minuta.

Një nga lojtarët që shkëlqeu mbrëm ishte dhe Kristjan Asllani, i cili për 120 minuta ishte një “gjeneratorë” në mesfushën e zikaltërve dhe siç duket i ka lënë shije të mirë timonierit të skuadrës.

"Ishte një lojë e vështirë. Po luajtëm mjaft mirë, atëherë pranuam gola dhe ndeshja u komplikua. Përgjigjet i mora nga ata që luajtën më pak, do doja  të kisha shmangur kohën shtesë”

Mungesat? “Këtë vit kemi shumë probleme fizike, por tani jemi të fokusuar në ndeshjen kundër Veronës. Kemi besim se të dëmtuarit do të shërohen, por ne po i monitorojmë sepse me kaq shumë ndeshje ne kemi nevojë për të gjithë”.

Lukaku? “Romelu është shumë i rëndësishëm për ne, e donim atë me të gjitha forcat. Fatkeqësisht ai kishte një dëmtim të rëndë dhe kishte probleme me menaxhimin e tij. Pas Kupës së Botës ai u stërvit shumë mirë, u rikthye shkëlqyeshëm me Napolin. Por u ndal përsëri. Ne vlerësojmë dita-ditës si ta rikthejmë atë në top formë sepse për ne është një vlerë e shtuar e madhe”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga