Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shtyhet ndeshja Tirana - Luftëtari, FSHF publikon axhendën zyrtare (DITA + ORA)

Shkruar nga NEWSPORT
Shtyhet ndeshja Tirana - Luftëtari, FSHF publikon axhendën zyrtare

Ndeshja Tirana - Luftëtari, e vlefshme për javën e 22-të të Superiores është shtyrë të luhet të dielën në orën 17:00, në stadiumin "Selman Stërmasi".

Fillimisht ishte klubi bardheblu që njoftoi përmes zyrës për shtyp për shtyrjen e saj, ndërsa tashmë Federata Shqiptare e Futbollit që ka zyrtarizuar axhendën e kësaj sfide. Shkak për shtyrjen e ndeshjes është bërë protesta e opozitës që do bëhet nesër në kryeqytet.

Për sigurinë e takimit dhe duke qenë se të gjithë uniformat blu janë të angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në këtë protestë, është parë e udhës që takimi të zhvendoset një ditë më pas.

"Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ju njofton se ndeshja Tirana - Luftëtari, e planifikuar për t'u luajtur ditën e shtunë, në orën 17:00, është spostuar për ditën e dielë në orën 17:00", shkruhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga